Nga njësite policore të stacionit të Obiliqit është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, në rajonin e Prishtinës.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, është finalizuar, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– V.B. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 21 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.