Prishtinë, 07 tetor 2023 – Më datë 05.10.2023, në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Me datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit;
K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.