Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtë të dyshuar për asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës

Prizren, 05 tetor 2023
Njësiti i hetimeve rajonale Prizren ka arrestuar gjashtë të dyshuar, mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese H.K. (viti i lindjes 1968), C.K. (viti i lindjes 1969), S.K. (viti i lindjes 1965), N.G. (viti i lindjes 1990), D.K. (viti i lindjes 2003) dhe A.Th. (viti i lindjes 2005).
Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.
Që të gjashtë të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje