Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës nga zyrtarët e stacionit policor Jugu, Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Podujevës, në katër raste të ndara, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, të cilëve u janë gjetë dhe sekuestruar pesë armë.
Pesë nga personat e dyshuar, prej tyre dy të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që ndaj tyre kanë nisë procedurat për veprat e sipërshënuara.