Në dy raste te ndryshme Policia në Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë.
Në rastin e parë është konfiskuar një armë pistoletë me gjashtë fishek, pasi i dyshuari javë më parë në rrugën ‘28 nëntori’ ka shtënë me armë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: ,,Përdorim i armës “ dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt
Ndërsa në rastin e dytë poashtu në Skenderaj, është raportuar nga ankuesi se në oborrin e shtëpisë ka gjetur një armë pa municion, arma është konfiskuar nga policia si provë materiale për procedura të mëtejme hetimore.