Në kuadër të javës të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 16 deri 22 shtator 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur aktivitetet që lidhen me “ditët e sigurisë”, konkretisht me kontrollin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes, përdorimin e rripit të sigurisë, këmbësorët në rrugë, përdorimi i helmetës si dhe realizimin e ligjëratave dhe aktiviteteve me nxënës në rrugë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,983 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 11,445 automjete, janë mbajtur 73 ligjërata në institucione shkollore, janë realizuar 61 aktivitete me nxënës në rrugë dhe për parregullsitë e identifikuara gjatë javës së sigurisë për kundërvajtësit janë shqiptuar 5,700 gjoba.