Njësitet policorë të Stacionit Policor Prizren VERI, kanë realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana e gjykatave.
Me 27.09.2023, rreth orës 14:20, në fshatin Malsi e Re të Prizrent është arrestuar i kërkuari A.A., 44 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor Prizren VERI.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vite e 6 muaj e 20 ditë burgim.