Prishtinë 19 shtator 2023
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.
I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.