Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës (Policia e Kosovës DRK Lindje dhe Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Si rezultat i këtyre kontrolleve më datë 15.09.2023, në dy raste të ndara janë parandaluar dhe zbuluar kontrabandë me mall nga Serbia për në Kosovë.
Në të dyja rastet drejtues të veturave ishin meshkuj, serb/kosovar dhe malli i kontrabanduar ishte birra. Në veturën e parë, janë hasur 700×05 litra birra dhe në veturën e dytë 600×0.5 litra. Pra, është parandaluar hyrja e 1300 shisheve me birra nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.