Ne orët e mbrëmjes se datës 13 shtator 2023, policia në Mitrovicën e Jugut, kanë konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Liqeni ” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit te detajuar te një vetgure tek pasagjeri i dyshuari është gjetur në posedim dhe i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gashtë fishek.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. B.,51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.