Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen substanca narkotike, shoqërohen në stacion policor nëntë persona të dyshuar

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të Rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje