Në dy raste të ndara, në Prishtinë dhe Podujevë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Për rastin e parë i raportuar si gjuajtje me armë nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë , është arrestuar një person dhe i është sekuestruar, një armë zjarri dhe tre fishekë.
Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme me gas, është bërë nga njësitet policore të Podujevës, pas raportimit se i dyshuari ka shtënë në një aheng familjar.
I njëjti është arrestuar kur ka përfunduar tretmanin mjekësor, pasi gjatë përdorimit të armës është vetë lënduar.
Lidhur me të dyja rastet hetuesit policor po kryejn procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.