Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, kanë arritur ta identifikojnë një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.
Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që ditë më parë derisa i dyshuari ishte në një aheng familjar ka shtëne me armë zjarri.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “Zoraki 917-T” dhe një karikator. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B.H 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ përdorim i armës”.