Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 16 gusht 2023, hetuesit policor në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: aparate te jorave të fatit, televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.