Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Sektori Rajonal i Hetimeve me datën 16.08.2023 ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘’Sanapchat’’ kishte postuar një armë zjarri.
Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje