Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘‘legalizim i përmbajtjes së rreme’

Prishtinë, më 15 gusht 2023
Më 02.08.2023, në komunikatën nr.223/2023, është njoftuar për arrestimin e një personi me nistoret: M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe ndaj të cilit ishte iniciuar rasti penal: ‘falsifikim i dokumenteve’, ku në mënyrë të dyshimtë ishte bartur pronësia dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e kompanisë vlerësohet të jetë milionëshe.
Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë vazhduar trajtimin, hetimin dhe kompletimin e rastit të një njëjtë. Për hetuesit policorë ka qenë edhe një person tjetër i përfshirë në rastin e lartcekur. Kështu, më 15.08.2023 pranë DHKEK-se është paraqitur i dyshuari N.H., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), i cili është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’.
I dyshuari, më 21.07.2023, ka prezantuar dokumente të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontratë për falje të aksioneve, pranë ARBK-së, me të cilat ka lajthitur zyrtaret kompetent dhe ka bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit dhe të njëjtën e ka bartur në emër të tij.
Pas përfundimit të intervistës është kontaktuar prokurori i lëndës dhe me aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje