Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njёsitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ “Goditja” nga data 08.08.2023, po vazhdon me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan.
Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.
• Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
• Janё kontrolluar 644 vetura
• Janё legjitimuar 480 persona
• Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
• Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
• Janё arrestuar 11 persona
• Janё sekuestruar 47 copё municion
• Janё sekuestruar 5 armë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.