Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe armëmbajtje pa leje në Shtime

Policia e stacionit në Shtime, me datën 10.08.2023 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit dhe afër një shtëpie kanë gjetur disa gëzhoja të shkrepura nga arma e zjarrit ( pistoletës).
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime ka identifikuar vendin dhe të dyshuarin dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është kryer një urdhër kontroll në fshatin Gjyrkovc të Shtimes dhe aty janë gjetur 4 armë zjarri ( 3 pistoleta me gaz, një armë zjarri automatike) dhe sasi e municionit, të cilat më pas janë konfiskuar.
I dyshuari F.S ( M/K) i moshës 38 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe armëmbajtje pa leje’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje