Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Prizren, 11 gusht 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, në dy raste të ndara në zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023’’ gjatë kontrolleve të veturave dhe personave kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë.
Në rastin e parë gjatë kontrollit në një lokal nate tek i dyshuari D.R. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar) nga zyrtarët policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) mjet i ftohët thikë e gjatësisë 8 cm.
Në rastin e dytë tek i dyshuari Sh.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë zjarri pistoletë dhe një (1) një karikator në një aheng familjarë. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalet në mbajtje për 48 orë.
Në lidhje me rastet veç e veç ndaj të dy të dyshuarve do të ngritët kallëzim për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rastet do të procedohen në prokurorinë themelore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje