Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vijimësi të zbatim të planit operativ ”Goditja” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve qe dalin nga ky plan operativ, duke rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
Në saje të këtyre angazhimeve në teren në tre ditët e fundit janë realizuar:
– Janë realizuar 94 patrulla policore
– Janë realizuar 98 , pika kontrolli të automjeteve
– Janë kontrolluar 501 vetura
– Janë legjitimuar 582 persona
– Janë realizuar 33 pika kontrolli me radar dhe alkootest,
– Janë kontrolluar 04 lokale të ndryshme,
– Janë konfiskuar 03 armë të ndryshme,
– Janë arrestuar 03 persona
Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe me tutje.