Prishtinë, 10 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Drenasit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Llapushnik.
Rasti u denoncua në polici nga ankuesja ku sipas saj dyshohej që më datë 04.08.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e saj, përfshirë këtu para të gatshme, llap-top dhe dokumente personale.
Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve.
Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u proceduan më tej, ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhja e Rëndë”.