Stacionet policore dhe njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në zbatim të planit operativ “Goditja” kanë filluar me shtim të aktiviteteve policore, patrullimeve të shtuara dhe pikave të kontrollit, kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë fton të gjithë qytetarët që për çdo gjë të dyshimtë që vërejnë të lajmërojnë policinë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë. Mbesim të përkushtuar në shërbim sa më efikas për qytetarët dhe vendin.