Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë

Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 01:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
– Një arme të tipit EKOL, si dhe
– Dyzetekatër copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit;
​-A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Qendra iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje