Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Prishtinë, 09 gusht 2023 – Dje nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 08.08.2023 rreth orës 03:30, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. I dyshuari kishte goditur viktimën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi, lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin;
· D. M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
​Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje