Veprimet policore në zbatim të planit operativ “Sezoni Veror 2023”, janë duke vazhduar dhe po realizohen në fusha të ndryshme, pjesë e këtyre veprimeve parandaluese dhe sensibilizimi janë edhe aktivitetet të shtuara në trafikun rrugor në parandalimin e ngasjes së mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në zonës e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në të gjitha akset rrugore janë shtuar kontrollet, me theks të veçanet për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.
Përveç kontrolleve, matjeve me alkool-test dhe masave ndëshkimore, policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndahen fletushka me porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për rrezikun dhe pasojat e ngasjes se mjetit nën ndikim të alkoolit.
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, me qëllim që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë, të u përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.