Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.
Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 06 gusht 2023, deri sa i dyshuari ishte në një aheng nga automjeti i tije në lëvizje në fshatin Nadakovc ka shtëne me armë zjarri.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “pistoletë” me 17 fishek. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari K. M., 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ përdorim i armës”.