Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore

Gjilan, 07 gusht 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 07.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin kërkuar S.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë (8)muajsh, për veprën penale ,,Dhunë në familje’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje