Drejtoria rajonale e Policisë Prizren gjatë vikendit që lamë pas ka iniciuar katër (4) raste të lëndimeve të lehta trupore, raste këto të ndodhura në qytetin e Prizrenit.
Të gjitha këto raste kanë ndodhur në orë të vona të natës, nëpër lokale të cilat organizojnë mbrëmje të ndryshme rinore. Persona e involvuar në të gjitha këto raste janë lokalizuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore nga ana e hetuesve policor. Në njërin nga këto raste një i dyshuar pas intervistimit Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tri rastet e tjera janë proceduar në prokurorinë e shtetit.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren me këtë rast apelon tek qytetarët që në këto ambiente është e rëndësishme të kemi kujdesin dhe angazhimin e përbashkët për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë.