Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë masa shtesë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Gjatë muajit korrik -2023 policia rajonale ka shqiptuar 5292 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:
– Tejkalim i shpejtësisë, 2127 gjoba
– Parking i parregullt, 852 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 618 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 321 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 126 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 107 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 80 gjoba
– Tejkalim në vijë të plortë, 47 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 21 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 11 gjoba
– Motoçikleta të konfiskuara, 8
– Drejtimi i automjetiti nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba
– Të tjera , 966
Ndërsa, janë hequr edhe 124 patent shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtese heqje të patent shoferit, vazhdime apo ndalesë e patent shoferit për shoferët e huaj:
• Heqje e patent shoferit – 59
• Vazhdim i masës mbrojtëse – 20
• Konfiskim i patent shoferit, shoferëve të huaj – 45
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.