Në orët e mbrëmjes së datës 03 gusht 2023, në Stacionin Policor në Vushtrri, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në rrugën “ Bajram Miftari”, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, katër (4( fishek dhe gjashtë (6) gëzhoja..
Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar F. O., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’.