Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në vitin 2021 në Ferizaj

Me datën 31.10.2021 rreth orës 21:44 policia rajonale e Ferizajt, kishte pranuar informatën se në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ishte një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Për pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori N.M ( M/K) i moshës 60 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore fillimisht e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa drejtuesi i panjohur me veturën e panjohur largohet nga vendi i ngjarjes.
Policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet intensive për të zbadhur rastin.
Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 07.11.2021, rreth orës 05:00 të mëngjesit pranon informatën nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës se këmbësori N.M, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara në aksident, kishte ndërruar jetë.
Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren.
Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMW dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMW, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar .
Të dyshuarit janë intervistuar nga policët hetues në prani edhe të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy persona tjerë që dyshohet se kanë qenë pasagjerë në veturë, të njohur tashmë për policinë.
Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje