Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet i dyshuari për ‘Shperdorim të pasurisë së huaj’

Prizren, 03 gusht 2023
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të identifikoj dhe lokalizoj vendqëndrimin e të dyshuarit H.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) i cili jeton dhe vepron përkohësisht jashtë Republikës së Kosovës.
Ai ishte i kërkuar nga ana Policisë së Kosovës me dyshimin për përfshirje në rastin ,,Shpërdorim i pasurisë së huaj’’. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ku janë gjetur prova të qëndrueshëm se i dyshuari në fjalë është i involvuar në këtë rast.
Në lidhje me këtë është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren falënderon mediat dhe qytetaret në ofrimin e ndihmës për identifikimin e personit të lartcekur.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje