Me datën 02.08.2023 rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshēs 62 vjeçar .
Për pasojë e këtij askidenti lēndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidentit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.
E dyshuara ishte shoqëruar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62 vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura tjera hetimore.