Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dërgohen na mbajtje tre të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale

Prishtinë, më 2 gusht 2023
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovice Jugu, e kanë trajtuar një rast pas një informate të pranuar dje, më 01.08.2023. Informata është pranuar nga zyrtarë të regjistrit civil, pas aplikimit të një personi rreth 30 vjeçar për letër-njoftim, i cili dyshohej se nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të identitetit.
Pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta. I dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) dhe B.D., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar).
Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet: ‘vjedhja e identitetit’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘deklarim i rrem’.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje