Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për aksident komunikacioni me lëndime trupore në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.
Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidetit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës me targa vendore B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së veturës, e godet biçiklistin H.S ( M/K) i moshēs rreth 62 vjeçar dhe për pasojë i shkakton lēndime të rënda trupore, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
E dyshuara është shoqëruar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje