Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projektit ‘Njihuni me policin tuaj’

Me rastin e funksionalizmimt të projektit “Njihuni me policin tuaj” ose ndryshe me policin e lagjes, Policia e Kosovës dje dhe sot, 1 dhe 2 gusht 2023, me koordinim të divizionit të trajnimeve, përfaqësues të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim ka mbajtur trajnim për trajner lidhur me implementimin e Procedurave Standarde Operuese PB&PDI, konkretisht lidhur me punën e policëve në sektorë policorë që ndërlidhet me aktivitetet e policimit në bashkësi e parandalim të krimeve dhe dosjet e sektorëve.
Janë trajnuar gjithsejtë 42 pjesëtarë të policisë si trajner nga të gjitha drejtoritë rajonale dhe stacionet policore. Në fund të trajnimit u janë shpërndarë certifikatat e trajnerëve dhe u janë dhënë materiali për trajnim. Tutje mbetet që zyrtarët e trajnuar të organizojnë trajnime në nivel lokal për t’i njoftuar zyrtarët e caktuar nëpër sektor lidhur me detyrat dhe aktivitete sipas PSO -PB dhe PDI.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje