Sot, me datë 02 gusht 2023, në ambientet e Stacionit Policor në Klinë, komandanti i Stacionit Policor nё Klinё, kapiten Ragip Bytyqi, ka pranuar donacion pёr “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.
Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezente edhe N/Kryetarja e Komunёs sё Klinёs, znj. Marqe Selmanaj.
Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë.
Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Klinё.