Prishtinë, më 02 gusht 2023
Policia e Kosovës në dy raste të ndara me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike.
Rasti.1 Më datë 31.07.2023 rreth orës 05:10, Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale :
• Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr. (shtatëqind e tre pikë tre gramë)
• 2 (dy )peshore elektrike për matjen e substancës narkotike
• 3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr. (pesë pikë dy gramë)
• 1 pako mbështjellës për substanca narkotike
• 94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura)
Rasti 2. Më datë 02.08.2023, njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arritur që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:
– Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro
– Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram.
– Të holla të gatshme në vlerё dymijë (2000) euro dhe
– Një (1) telefon mobil
Per rastin e pare, njësitet policore janë duke kryer veprime operativo-hetimore intensive, me qellim te arrestimit te personit te dyshuar.
Ndërsa për rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.