Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Mitrovicë, 02 gusht 2023
Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 2.7 gram.
Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën ‘Bahri Kuqi” në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje