Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Voziti nën ndikim të alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Vushtrri, 31 korrik 2023
Njësia policore në kuadër të Stacioni Policor në Vushtrri, gjatë kontrollit të trafikut rrugorë ka identifikuar një kundërvajtës shofer duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Kundërvajtësi është ndaluar nga patrulla policore për kontrolle në trafik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Gjatë kontrollit të dokumenteve shoferit i është matur alkooli me alkool test që ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit prej 0.62 promil.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej gjashtë (6) muaj.
Policia, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje