Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale “Vrasje nё tentativë”

Pejë, 28 korrik 2023
Më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, Policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “ Adem Jashari ” nё Pejё.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar:
• D.F. i lindur me 1992 mashkull/Kosovar
I dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Nga njësitet policore pas njё hetimi tё shkurtër kanё arritur ta gjejё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast:
• Njё (1) Armë (pistoletё) VZOR 50 cal: 7.75
• Njё (1) karikator i sё njëjtës armë dhe
• Tetё (8)gëzhoja
Tё njëjtat janё sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje