Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, në tri raste, lokacione të ndryshme, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi e substancës narkotike.
Arma e zjarrit është sekuestruar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në një pikë kontrolli në lagjen “Përroi i njelmët” ndërkaq substanca e dyshuar narkotike në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Sekuestrimi i armës së dytë, është bërë nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, në një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar personi i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje