Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar, sekuestrohen tri armë zjarri

Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një rast Kanosje, që ka ndodhë në Plemetin të Obiliqit, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësive të stacionit të Obiliqit ai që ka mundësuar ndalimin e automjetit (me targa të huaja),të cilin e drejtonte personi dyshuar:
-A.S, mashkull, 47 vjeç,
i cili është arrestuar nga ana e policisë dhe po të njëjtit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se rastit i ka parapri një incident në trafik (dyshohet për inskenim aksidenti), për çka sot rreth orës 08:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit është arrestuar personi i dyshuar A.G, mashkull, 18 vjeç.
I dyshuari A.G, përveç këtij rasti, aktualisht është duke u intervistuar nga ana e policisë edhe për dy raste të tjera (vjedhje) në të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti është i përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje