Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 19 korrik 2023
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka realizuar me sukses tri (3) ekstradime gjatë periudhës së fundit.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës me datën 30.06.2023.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ i kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë me datën 12.07.2023.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ i kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vite burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok i njëjti është arrestuar nga autoritet policore finlandeze.
Personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës me datën 14.07.2023.
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje