Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Sulm”

Mitrovicë, 19 korrik 2023
Hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘sulm”.
Arrestimi i të dyshuarit m/ kosovar: M. I., 47 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të bazuara se me datë 12 korrik 2023, në sheshin “ Adem Jashari” në Mitrovicë, me veprimet e tij ka kryer veprën penale sulm ndaj viktimës m/kosovar: A. N .,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’.
Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje