Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar – dërgohen në mbajtje

Prishtinë, 18 korrik 2023 – Nga zyrtarët e stacionit policor në Lipjan, janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin lëndim i lehtë trupor, të ndodhur sot rreth orës 08:00, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
Ndaj të dyshuarve;
▪︎ F. B, mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪︎ Z. B, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪︎ P. B, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërlidhur me rastin policia ka ka kryer edhe një operacion bastisjeje si dhe ka sekuestruar;
▪︎ Një revole me gaz, të tipit Ekol Special, si dhe,
▪︎ Pesë copë fishekë.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje