Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut shpërndanë fletushka me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

Mitrovicë, 18 korrik 2023
Me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në planin e veprimit (sezoni veror 2023), ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”. Përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave, synohet të vetëdijesohen qytetarët e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.
Duke pasur parasysh sezonin verorë, në këto rrethana veprimet policore do të jenë të bashkërenduara me autoritetet komunale përfshirë inspektorët komunal, ku përveç pjesës preventive -sensibilizimit veprimet e përbashkëta do të jenë në përputhje me autorizimet ndërinstitucionale në zbatimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike-Nr.03/L-142 neni-8.
Angazhimet e shtuara policore do t’ vazhdojnë gjatë gjithë sezonit verorë me prioritet kohorë do t’ jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do t’ jenë zonat ku operojnë, lokalet e natës, restaurantet, kafiteritë, diskotekat.
Nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, thërrisni Policinë në numrin 192.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje