Ju informojmë se me datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak-Pejё.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi makinën punuese (traktorin),makina është rrokullisur dhe ngasësja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
E njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.
Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.
Ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.