Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut me aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve

Mitrovicë, 12 korrik 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, në kuadër të implementimit të planeve operative ‘sezoni veror’ 2023, dhe me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet nga zjarret që mund të ndodhin me veprim apo mosveprim. Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë. Në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijesimin dhe parandalimin e zjarreve në pyje, fusha dhe sipërfaqe tjera:
▪︎ mos ndez zjarre në ara, fusha-pyje
▪︎ kujdes në hedhjen e mbetjeve qe shkaktojnë zjarr
▪︎ një shkëndi e vogël zjarri mund të ketë pasoja të paparashikueshme
▪︎ kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen
Ky aktivitet fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi i zjarreve parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje