Sot, me datën 11 Qershor 2023, z. Gazmend HOXHA, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, bashkë me stafin e tij, priti në takim z. Jörn ROHDE, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, i cili ishte i shoqëruar po ashtu nga bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet partnerëve.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm z. HOXHA, falënderoi për mbështetjen edhe zyrtaren Andrea GESCHKE-Atashe Policor, e cila përfundon mandatin e saj dhe njëkohësisht ndau një mirënjohje për punën, bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për Policinë e Kosovës.